Shkup, 8 maj – 15 ditarë të klasave 6, 7, 8 dhe 9 janë vjedhur nga shkolla fillore “Ismail Qemali”. Drejtuesit e shkollës bën të ditur se për rastin që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje kanë njoftuar dhe Ministrinë e brendshme e cila po punon për zbardhjen e rastit. Siç bëjnë të ditur nga “Ismail Qemali”, vjedhja e ditarëve nuk do të ndikojë negativisht në përmbylljen e notave për nxënësit për shkak se notat janë të shënuara edhe në ditarët elektronikë. Madje punonjësit e shkollës thonë se personat e përfshirë në këtë vjedhje tashmë janë të njohur për udhëheqësinë e shkollës dhe policisë dhe të njëjtit thuhet se kanë paralajmëruar se do ti kthejnë ditarët.