Shkup, 19 shkurt – Rreth 100.000 denarë janë marrë herët në mëngjes nga një kazino në bulevardit “Aradhet Partizane” në Shkup, njoftoi MPB.
Vjedhjen e ka kryer person tani për tani i panjohur, i cili i maskuar dhe i armatosur me pistoletë i është kërcënuar punonjëses, i ka marrë të hollat dhe ka ikur.
Rasti është denoncuar rreth orës 4:50 në Sektorin për punë të jashtme – Shkup. Po ndërmerren masa për ndriçim të tij të plotë.