Sekretari shtetërorë i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri duke folur rreth arritjeve të Ministrisë në mandatin e BDI-së ka folur edhe për pakënaqësitë të cilat javë më parë i ngriti, violinisti, Blerim Grubi.
Aziri mes tjerash shprehi keqardhje për vendimet e ministrisë dhe tha se ata, artistët mund t’i ankimojnë vendimet zyrtare të ministrisë dhe pas saj mund të marrin shumën që kanë pritur për të realizuar projektet e tyre, të cilat edhe i kanë dorëzuar në ministri.