Makthi i Philippe Coutinhos te Barcelona ka marrë fund, tani për tani. Pasi i tha lamtumirë Liverpoolit në janar të vitit 2018 për një prej transferimeve më të mëdha në histori të futbollit, Coutinho po kryqëzohej nga mediet spanjolle për çdo javë për 18 muajt e ardhshëm, transmeton Periskopi, përcjellë gazeta KOHA. Si rezultat erdhi largimi i tij nga “Camp Nou”, me Bayern Munichun që arriti marrëveshje për huazimin e tij, me opsionin e blerjes për 100 milionë.
Por është koha të reflektojmë nëse vërtet koha e tij te Barça ishte aq zhgënjyese sa pretendojnë mediet spanjolle. Në rregull, nuk do të shkojmë aq larg sa të themi se Coutinho ishte i jashtëzakonshëm, por nuk do pohim se 27-vjeçari dhuroi disa momente spektakolare. Pikërisht këtë mendim e ndajnë disa fansa në “YouTube”, të cilët kanë përpiluar një video pas kalimit të tij te klubi bavarez.
Videoja me titullin: “A ishte Barcelona e padrejtë me Coutinhon? Momentet më të mira të epokës te Barça” ka marrë mbi 350,000 klikime dhe na jep material për të reflektuar. Shikoni më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=5u_rGTS-y6Y