Shkëndija e Tetovës ndeshet të enjten me Milanin në kuadër të Ligës së Evropës. Në prag të ndeshjes më të rëndësishme ndonjëherë, ekipi shqiptar e ka prezantuar veten në një mënyrë interesante te rivalët e vet. Animacionin e Shkëndijës për ndeshjen kundër Milanit e ka bërë studio “Ikona” nga Prishtina, ndërsa është realizuar nga Ismail Kaqiku. Në videon e çuditshme, kuqezinjtë tetovarë u tregojnë atyre milanezë disa gjëra të veçanta për veten dhe vendin nga vijnë, e mbi të gjitha për vjetërsinë e qytetit të tyre. Mes tjerash, zikuqve italianë u bëhet e ditur se Tetova ka objekte goxha më te vjetra fetare e kulturore, krahasuar me Milanon. Videoja kreative e Shkëndijës përmban edhe momente humoristike.