Shkoj në Barcelonë si një fëmijë me shumë probleme dhe pavarësisht këtyre, katalunasit morën në akademi Leo Messin për ta shëruar dhe shndërruar sot në më të mirin e botës, apo edhe në histori të futbollit. Si fëmijë, me lëvizjet e tij magjike, Leo Messi kishte dhënë sinjale se një ditë do të bëjë gjithë botën të flasë për të. Këto lëvizje magjike të Leo Messit nuk janë parë shpesh sa ishte pjesë e akademisë së “La Masias”. Barcelona ka vendosur ta hedhë në llogarinë në Youtube një video përmbledhëse me disa nga momentet më të jashtëzakonshme të 29 vjeçarit. Kjo video tregon se Leo Messi ishte i destinuar për të qenë më i miri në histori. Shijoni magjinë e tij që kishte si fëmijë e që vazhdon ta ketë edhe sot, këtë e pamë javë më parë kundër Espanyol.