Shkup, 23 shkurt – Shefi i diplomacisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është duartrokitur sot nga homologu i tij Jean – Yves Le Drian, pas fjalimit të tij mbreslënës ku iu referua të ardhmes evropiane dhe përkushtimit për kthimin e kredibilitetit të BE-së në rajon.
Fjalimi i rrjedhshëm në gjuhën franceze i numrit një të diplomacisë së RMV-së ka bërë që ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës ta lavdëroj ministrin Osmani dhe i njëjti të përcillet me duatrokitje nga të pranishmit në pallatin francez.
“Ne mbetemi të përkushtuar në reformat, në zhvillimin e raporteve të mira ndërfqinjësore, por edhe të avancimit të besimit me fqinjin tonë Bullgarinë. Ne e shohim veten si pjesë të BE-së dhe këtë do ta realizojmë para së gjithash për siguruar ardhmëri të suksesshme të qytetarëve tanë, por edhe si investim tonin për sukses të ardhmërisë së Evropës”, theksoi Osmani. Video Player00:0000:16Në takim u shqyrtua edhe dosja evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekst të nevojës nga zbatimi i vendimit të Këshillit të BE-së në mars, vitin e kaluar. Ky vendim ishte sjell me konsesus nga ana e vendeve anëtarë në BE, të cilat u pajtuan për fillimin e nefociatave me vendin tone. Këtu më së shumti llogarisim në mbështetjen parimore të vendeve anëtare, llogarisim në raport fer, llogarisim në meritë dhe vlerësoj se sot riafirmojmë këto pozita parimore edhe me Francën”.