Deri tani ju mund të aspironit për një statujë të vetes tuaj vetëm pasi të keni vdekur, kurse tani çdo kush mund ta ketë akoma më përpara se të lindë. Teknikët e “Embryo 3D” një kompani ruse e specializuar në printim 3D, ka mundur të realizojë një teknikë që lejon të marrë një simulacrum perfekt të një fetusi në mitër.
Me kapjen e imazheve nëpërmjet ultra- zërit ata kanë zhvilluar një përfaqësim hiperealist prej të cilës nga një ekografi mund të merret një kukull plastike e foshnjës së pa lindur. Në mënyrë paradoksale mamaja mund të marrë në krahë fëmijën e saj përpara se të lindë.
Kjo teknikë do të ketë me siguri aplikacione të tipit klinik, për të parë më shpejt anomali të mundshme të fetusit, por për momentin është një rishkrim i ri i disa qartësive tona të pa lëkundshme, si stampimi prenatal në 3d, me gjithë kuptimin e fjalës ne vijmë në jetë në mënyrë digjitale akoma më përpara se prej mishi e kockash.