Ronaldo injoron keq Lloydin, pasi kjo e fundit kishte deklaruar se CR7 as nuk i afrohet Leo Messit. Në këtë video shihet se si Cristiano Ronaldo e injoron shumë keq futbollisten, Carli Lloyd. Duket se Lloyd ishte duke pritur shumë e bindur se Ronaldo do ta përshëndeste. Mirëpo, në çastet vendimtare Ronaldo shmang shikimin dhe ik tutje duke e lënë Lloyd të shtangur, transmeton Gazeta Express. Kjo kishte ndodhur në fillim të këtij viti – në ceremoninë e “Topit të Artë”, ku Lloyd ishte shpallur futbollistja më e mirë për vitin 2015. Por, Ronaldo kishte arsye të bënte diçka të tillë, pasi Lloyd kishte bërë disa postimi në rrjetet sociale që i kishin penguar portugezit. Ajo fillimisht kishte postuar në “Twitter” se “Ronaldo duket të zgjedhë një sport tjetër”, derisa më pas kishte komentuar se “CR7 as nuk mund t’i afrohet Leo Messit”.