Klubi turk i Trabzonsporit, na ka surprizuar të gjithëve me mënyrën se si i prezanton fanellat, për sezonin e ri, i cili nis së shpejti. Në një video që kanë postuar në rrjetet sociale, ata kanë prekur zemrat e miliona tifozëve. Në video shihet një djalë i vogël i cili sheh moshatarët e tij teksa luajnë futboll, ndërsa ai nuk luan sepse nuk ka bluzë futbolli si shokët.
Kur e pyet e ëma pse nuk luan ai i thotë se nuk ka fanellë, teksa ajo ia bën një. Djali merr bluzën e cila do të jetë edhe bluza zyrtare e Trabzonsporit për sezonin e ri, dhe shkon të luajë me moshatarët e tij.
Kjo ishte një mënyrë e veçantë prezantimi, e cila ka prekur zemrat e të gjithë tifozëve, të cilët kanë luajtur të paktën njëherë futboll në rrugë. Kjo tërhoqi edhe vëmendjen e futbollistëve të mëdhenj, teksa Zherard Pike, e ka postuar edhe në llogarinë e tij. Për më shumë shikoni videon:
https://www.youtube.com/watch?v=QIcke2Phxas