Një video e ngadalësuar e një djaloshi që goditet nga një top futbolli në fytyrë është një prej videove më interesante të prodhuara kanali i Youtube, Slo mo guys. Ky kanal që ka më shumë se 8 milionë ndjekës, mirëmbahet nga dy shokë, Gav dhe Dan që xhirojnë video dhe më pas i ngadalësojnë ato, për të nxjerrë detaje fantastike nga xhirimi. Impakti në fytyrën e njërit prej autorëve është brutal. Pas shikimit të xhirimit të ngadalësuar 1 mijë herë, shihet se fytyra e tij e absorbon topin dhe hunda zhvendoset nga pozicioni natyral. Videoja më poshtë ka mbledhur gati 3 milionë shikime dhe rreth 90 mijë pëlqime në platformën për shpërndarjen e videove, Youtube.