Arturo Vidal fluturon në Kinë? Mesfushori kilen nuk e ka mbyllur sezonin sikurse dëshironte. Barcelona fitoi kampionatin spanjoll, por u eliminua në mënyrë të shëmtuar nga Champions League nga Liverpool me përmbysje, duke humbur edhe finale e Kupës së Mbretit kundër Valencias.
Për këtë arsye klubi vendosi turbon në merkato, për të ndërtuar një skuadër në gjendje për tu rikthyer sa më parë në majat e Europës dhe këtë mund ta bëjë pa Vidal. Sipas “soccerling.fr” Vidal mund të ndryshojë shumë shpejt continent.
Mesfushori që para një viti u transferua te Barcelona nga Bayern Munich, mund të pranojë ofertën stratosferike të mbërritur nga Kina dhe të largohet nga klubi katalanas. Një vit pas transaksionit që transferoi Paulinho nga Barça te Guangzhou, skenari mund të përsëritet.
Kjo edhe për faktin se te Barcelona, në dispozicion të trajnerit Ernesto Valverde ka mbërritur një mesfushor më i ri dhe më në formë se kileni, Frenkie De Jong. Pikërisht për faj të këtij të fundit, sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”, Vidal mund të pranojë ofertën nga Kina.
Kileni mësohet të jetë shprehur te njerëzit pranë tij se dëshiron të largohet jo vetëm për të arkëtuar një rrogë më të mirë, por edhe për faktin se dëshiron të vijojë të luajë. Me afrimin e holandezit, hapësirat në dispozicion të Vidal do të minimizoheshin te Barça. Kontrata mes kilenit dhe katalanasve skadon më 30 qershor të vitit 2021, por divorci mes palëve tashmë duket më pranë.