Arturo Vidal nuk është i kënaqur me kohën që po kalon te gjigant spanjoll, Barcelona. Mesfushori kilian erdhi në verë nga Bayern Munichu për një çmim rreth 30 milionë euro, në një garë që Barcelona e fitoi ndaj Interit. Megjithatë, nuk po shkon gjithçka mirë për Vidalin në këta muajt e parë në Cam Nou. Sipas gazetës katalunase Sport, Vidal është i pakënaqur me rolin e tij në Barcelonë. Kiliani pritej të fillonte ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenhamin, por u la në stol nga trajneri. Ernesto Valverde vendosi të startojë me mesfushorin brazilian Arthur dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak Vidalit. Vidal ka të bëjë edhe me një dëmtim të vazhdueshëm në gju, por ndjen se lëndimi nuk duhet ta mbajë atë jashtë formacionit të Barcelonës. 30-vjeçari frustrimin e tij me vendimet e Valverdes e ka shprehur edhe në rrjetet sociale.