Në Laipzig trajneri Hejnkes e zëvendësoi pas 57-të minutave lojë pasi rrezikonte kartonin e kuq. Ylli i Bajern Munihut Arturo Vidal është gjithmonë pranë gamileve, edhe jashtë fushës. Bëhet fjalë për 16 shtatorin, 4-0 kishte fituar Bajern ndaj Maincit. Pas ndeshjes kiliani ka festuar në festën e mirënjohur të qytetit të Munih, në klubin e muzikës Hip-Hop “Crowns’s Club”. Në lojë ai nuk kishte goditur në shenjë. Por thuhet se gjatë festës ka shkuar ndryshe. Sipas të pranishmëve, Vidal dhe vëllai Sadrino ishin duke festuar në zonën VIP.
Shumë pjesëtarë të grupit thuhet të jenë dehur dhe të kenë thyer gota, kanë hipur mbi tavolina dhe kanë ngacmuar njerëzit e tjerë. Por kur rojet e sigurimit të klubit i thanë të qetësohen, thuhet se Vidal dhe shokët e tij janë bërë agresivë. Më pas kishte plasur sherri. Në fillim fluturuan gotat, pastaj grushtet. Sipas informacioneve të “Bild”, Vidal thuhet të jetë bërë pjesë e këtij sherri. Gjithsesi akuzat ndaj kilianit nuk janë të faktuara. Ai nuk ka komentuar akoma rreth kësaj ngjarjeje. Policia është duke hetuar mbi ngjarjen, por shefi i klubit ka thënë se Vidal nuk kishte sulmuar i pari, por ishte vetëmbrojtur.