Fulhami ende nuk po sheh dritë në fund të tunelit në Premier League, pavarësisht ardhjes së Claudio Ranierit.
Mësohet se trajneri italian ka kërkuar përforcime në merkaton e dimrit, veçanërisht në repartin e mbrojtjes, që e sheh si pikën e dobët të skuadrës.
Emri i identifikuar nga drejtuesit që i pëlqen edhe trajnerit është Domagoj Vida, që aktualisht është nën kontratë me Besiktasin deri në vitin 2022.
Klubi turk ka probleme financiare dhe kjo mund të shtyjë Fulhamin të mbyllë sa më shpejt një akord për afro 15 milionë euro për kartonin e gjigantit kroat.ss