Victoria Secret rikthehet me risi, modele mbi peshë dhe transgjinore (FOTO)

Shfaqja e modës e Victoria’s Secret do të rikthehet këtë vit – për të festuar diversitetin. Në shfaqjen e këtij viti do të përfshihen modele nga i gjithë spektri i modelingut.

Krerët e mëdhenj të kompanisë së famshme të rrobave të banjës dhe të brendshmeve jo vetëm që do të hedhin në pasarelë engjëj me përmasa të përsosura.

Këtë vit kompania po përpiqet t’i japë një imazh ndryshe dhe më gjithëpërfshirës shfaqjes së saj. Victoria’s Secret tha se po e kthen faqen dhe po i jep më shumë rëndësi se kush jemi në të vërtetë.

Advertisements

Fushata përfshin Candice Huffine (plus size), Mayowa Nicholas, Valentina Sampaio (transgjinore) dhe Bella Hadid, si dhe Devyn Garcia (plus size), Taylor Hill, Adut Akech dhe Imaan Hammam.

Shfaqjet e mëparshme kanë shfaqur supermodelet Jasmine Tookes dhe Elsa Hosk, të shoqëruara nga këngëtarë si Ed Sheeran, Lady Gaga dhe Rihanna.

Skuadrës së re i është bashkuar edhe tenistja japoneze Naomi Osaka. Modele të tjera që do të ecin në pasarelë janë modelja britanike plus size Paloma Elsesser, Sofia Jirau – një modele me sindromën Down – dhe modelet transgjinore Valentina Sampaio dhe Emira D’Spain.