Autoritetet sllovake dhe rumune kanë gjetur vezë të kontaminuara me insekticidin “fipronil” të cilat përmes Gjermanisë janë importuar nga Holanda. Edhe nga tregjet kroate tërhiqen vezët nga Holanda.
Skandali me vezët e kontaminuara është zgjeruar edhe në Rumani dhe Danimarkë. Inspektorët sllovakë të veterinarisë kanë gjetur 21 paketime të vezëve të kontaminuara me fipronil në depon në vendin Vërbove në perëndim të shtetit.
Paraprakisht u kumtua se edhe në Rumania janë zbuluar një tonë vezë të kontaminuara me insekticidin fipronil dhe ky ishte rasti i parë në Evropën Lindore që nga fillimi i skandalit.
Vezët janë gjetur në depon në Rumaninë perëndimore, të importuara nga Gjermania.
Nga tregjet kroate tërhiqen vezët nga prodhuesi holandez Ekoplaza, kumtoi Ministria kroate e Bujqësisë.
Policia holandeze dje ka arrestuar dy drejtorë të dyshuar të kompanisë Çikendfrend në kuadër të hetimit për shfrytëzim të paligjshëm të insekticidit potencial të dëmshëm në industrisë e shpendëve. Ajo kompani holandeze është në qendër të skandalit me vezë të kontaminuara me fipronil, por tani për tani nuk ka koment nga kompetentët në kompani.
Miliona vezë këto ditë janë tërhequr nga supermarketet evropiane për shkak të druajtjes se janë të kontaminuara me insekticidin fipronil. Për shkak të skandalit, është e mundur që në Holandë të asgjësohen qindra mijëra pula.