Shkup, 8 nëntor – Qyteti i Shkupit, bashkë me MPB-në, inicion ndryshime ligjore me cka gjatë kontrollimeve teknike të veturave çdo veturë do të mund të shenjëzohet ekologjikisht dhe të mere ngjitëse. Pas saj organet qeveritare do të mund në mënyrë administrative përjashtojnë veturat që realisht ndikojnë në ndotjen e ajrit. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, këtë e tha pas mbledhjes për ndotjen e ajrit në kryeqytet. Ai potencoi se për herë të parë fillon në mënyrë sistematike të zgjidhjet problemi me ndotjen, si i ajrit edhe i rrethinës. “Pres që këtë ta përpunojmë edhe në formë ligjore dhe se deri në fund të vitit të kalojë në procedurë parlamentare. Deri në fund të vitit të ardhshëm do të mund ti shenjëzojmë veturat, në aspekt ekologjik, në territorin e gjithë shtetit. Dhe kështu në mënyrë administrative ti ndalojmë të vozisin veturat që shkaktojnë ndotje”, tha Shilegov.