Kompania amerikane Vanderhall prezanton veturën e saj të re me tre rrota e dy ulëse, Venice. Vanderhall Venice përmban disa elemente nga fibra të karbonit dhe nga alumini, si dhe vjen me motor të kompanisë së njohur General Motors. Venice vjen me motor benzinë 1.4-litër Turbo me kapacitet prej 200 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me gjashtë shpejtësi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ta rrijë për më pak se 5 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 210 km/h. Kjo veturë me tre rrota peshon 623 kilogramë dhe ka rezervar të vogël për karburant me kapacitet prej 75 litra. Gjithashtu, kjo veturë e re vjen me rrotat me diametër prej 18-inç, ABS, Bloutooth, sistemin e zërimit dhe timonin nga druri. Vanderhall Venice në Amerikë kushton rreth 30 mijë dollarë dhe është në dispozicion me ngjyrë të zezë metalike, të bardhë Pearl dhe gri metalike.