Shkup, 4 korrik – Një vajzë gjashtëvjeçare nga Shkupi është lënduar rëndë pasi një automjet i panjohur e goditi tek parkingu para liqenit Treska dhe më pas u largua nga vendi.
Me një automjet tjetër fëmija është transportuar në Qendrën e urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” ku u konstatuan lëndime të rënda trupore.
Rastin në polici dje në orën 15:25 minuta e denoncoi D.V. Po merren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.