Shkup, 31 tetor – Në orën 10 e 22 në rrugën “50 Divizija”, në Shkup, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, vetura “Shkoda Oktavia” e drejtuar nga G.I. ka shkelur një këmbësor. Policia informon se bëhet fjalë për 68 vjeçarin B.J nga Inxhikova. Këmbësorit i është dhënë ndihma e parë mjekësore në Qendrën urgjente në Shkup, ndërsa janë konstatuar lëndime të lehta trupore.