Shkup, 6 shkurt-Në rrugën e fshatit Llokë-Krushopek, rrethinë e Shkupit, pasditen e 5 shkurti një veturë, shoferi i të cilët ende nuk është i njohur e ka goditur një vajzë nëntë vjeçare nga fshati Krushopek, raporton gazeta KOHA.
Sipas të dhënave të MPB-së, pas incidentit shoferi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, vajza e lënduar me automjet tjetër është dërguar në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup.
Policia e Shkupit, menjehër pas denoncimit të rastit ka dalë në vendngjarje, me cka kanë premtuar se janë ndërmarë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.(koha.mk)