Një veturë ka fluturuar mbi çatinë e një shtëpie në Uinston Salem të Karolinës së Veriut. Automjeti i drejtuar nga një grua e moshuar u ngul në çatinë e shtëpisë, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Askush nuk u plagos nga banorët pasi nuk ishin në shtëpi, por vetë e moshuara ka marrë disa plagë të lehta. Policia tha se drejtuesja e mjetit kishte një urgjencë mjekësore dhe po nxitonte për në spital kur humbi kontrollin e veturës. Megjithatë ende mbetet e pashpjegueshme sesi vetura fluturoi mbi çati.
Vetura fluturon mbi çatinë e shtëpisë (FOTO)
Leave a comment