Një këngëtar që kultivon akoma muzikën e pastër shqipe dhe vazhdon të bëj projekte të bukura. Veton Mushkolaj vjen në një rrëfim për gazetën KOHA ku tregon mbi eksperiencën e tij në muzikë
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Çfarë je në gjendje të bësh me një mikrofon në dorë dhe me një publik përpara?
Jam në gjendje të krijoj atmosferë të pafund.
KOHA: Me çfarë do të doje ta sfidoje veten artistikisht e profesionalisht?
Çfarëdo qoftë ajo.
KOHA: Je mërzitur ndonjë̈herë duke kënduar?
Asnjëherë.
KOHA: Si nis ideja e një kënge e më pas, e një klipi për ty?
Kur je në qetësi dhe kap një temë të lirë të pëlqen dhe mundesh ta kurorëzosh një këngë të mirë.
KOHA: Ka ndonjë person me të cilin nuk ke patur mundësinë të punosh, por që do të doje të punoje?
Ka shumë që kisha pas dëshirë të bashkëpunoj mirëpo nuk po cek emra.
KOHA: Një këngë që nuk është për shijen tënde…
Të gjitha zhanret e muzikës i pëlqej.
KOHA: Si e konsideron veten në muzikë?
Besoj që jam i mirë deri atëherë kur adhuruesit ka dëshirë të më dëgjojnë.
KOHA: Je dakord me muzikën që po bëhet në këto kohë, pak para nisjes së pandemisë?
Po jam takord ka pas muzikë të mirëfilltë.
KOHA: Ka diçka që nuk të pëlqen në këtë pikë?
Jo gjithçka është në rregull.
KOHA: I bën kjo gjërat më të lehta apo më të vështira?
Për mua është njëjtë.
KOHA: Çfarë të bën nervoz?
Kur njerëzit gënjejnë ose tradhtojnë.
KOHA: Kënga më me vlerë shpirtërore që ke realizuar deri më tani?
Të gjitha janë të mira nuk kisha dashur ti veçoj.
KOHA: Një gjë për të cilën ke qenë konfuze gjatë karrierës tënde muzikore…
Nuk kam diçka të veçantë.
KOHA: Me çfarë e ke edukuar shpirtin?
Me gjëra të mira dhe me muzikë të mirëfilltë shqiptare.
KOHA: Nëpër cilën rrugë i ke hedhur hapat në muzikë?
Kam filluar me folklor burimor dhe kam vazhduar me popullore të gërshetuar me folklore.
KOHA: Muzika është vetëm për veshin apo edhe për sytë?
Muzika është për veshin për shpirtin edhe për syrin.
KOHA: Çfarë është dashuria në sytë dhe në mendjen tënde?
Dashuria është gjëja më e shtrenjtë te njeriu, atë duhet ruajtur si sytë.
KOHA: Në duart e kujt do ta lije me kënaqësi zërin tënd?
Vetëm në duart e Zotit dhe të askujt tjetër.
KOHA: Në ç’pikë do të doje të përmirësoheshe?
Mendoj se nuk jam i përkryer.
KOHA: Je më i/e prirur të kapësh cilësitë e mira apo të këqija të të tjerëve?
Unë mendoj vetëm mirë prandaj i dua sendet e mira.
KOHA: Një kujtim i ëmbël fëmijërie…
Kam shumë kujtime të mira me familjen prandaj nuk po veçoj.
KOHA: Në fund, nëse të them: “Faleminderit, ti, çfarë më thua?
Faleminderit shumë për pyetjet ju uroj punë të mbarë dhe shumë suksese.