Vetizolohet edhe Erolld Musliu, takoi deputetin Zekiri

43

Shkup, 2 qershor – Drejtori i Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliu, është në vetizolim për shkak të një takimi të shkurtër privat me deputetin Muhamed Zekiri që u zhvillua në qytet më 30 maj. Duke marrë parasysh që ai menaxhon një institucion ku punojnë shumë punonjës, dhe për të shmangur mundësinë më të vogël të infeksionit, si person përgjegjës ai vendosi të shkojë në izolim. Kështu thuhet në njoftimin e Agjencisë për Zbulim drejtuar mediave, ndërsa ka demantuar nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, se Musliu ka qenë në një takim në LSDM, shkruan gazeta KOHA.
“Drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu nuk është anëtar i asnjë partie politike. Ai nuk ka qenë prezent në një takim partie në LSDM. Gjatë gjithë periudhës së ballafaqimit me rrezikun nga pandemia, ne në Agjenci arritëm të mbrohemi dhe në të njëjtën kohë të kryenim detyrat tona të rregullta. Ne i sugjerojmë mediave të mos bien nën propagandën hibride të uritur për lajme të rreme. Ne i sugjerojmë Nënkryetarit të VMRO DPMNE-së Aleksandar Nikollovski ë që të tërheqë deklaratën e tij të dhënë për mediat më 02.06.2020, sepse përmban një fakt të pavërtetë”, thuhet në njoftimin e AZ-së. (koha.mk)

Comments are closed.