Shkup, 2 maj – Një shkupjan nëntëdhjetë e një vjeçar dje ka kryer vetëvrasje, duke ia marr vetes jetën më armë zjarri, kumtuan nga MPB.
Në SPB-Shkup dje në ora 17:30 u denoncua se në rrugën “Metodija Mitevski”, Gj.P. ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.
Nga ana e mjekut të Ndihmës urgjente mjekësore është konstatuar vdekja.
Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.