Një person, i cili dyshohet se është zyrtar i policisë së Kosovës është gjendur i vdekur në Pejë, transmeton Gazeta Metro.
Zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka njoftuar se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ai po ashtu ka thënë se dyshimet e para dërgojnë në vetëvrasjen e viktimës.
“Me të marrë informacionin në fjalë, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes. Dyshime e para çojnë se i njëjti është vetëvrarë”, ka thënë ai.
Të afërm të viktimës thanë se ai ka qenë polic me profesion.