Shkup, 1 mars – Një rast tragjik sapo ka ndodhur në lagjen e Vizbegut, shkruan gazeta KOHA. Një grua shqiptare me iniciale M.D (1955) i ka dhënë fund jetës, duke u varur me litar brenda shtëpisë së saj në Vizbeg. Burime policore informojnë se kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur gruan e pajetë, ndërsa po hetohen shkaqet që çuan gruan drejt aktit të vetëvrasjes. (koha.mk)