Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se një vetëvrasje ka ndodhur në fshatin Sojevë të Ferizajt gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit të prokurorisë me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndodhur një vetëvrasje në fshatin Sojevë, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokuroria s’ka dhënë detaje rreth gjinisë dhe moshës së viktimës.