Një vetëvrasje ka ndodhur sot në mëngjes në komunën Kisella Voda të Shkupit. Siç kuptohet nga dëshmitarët, një person ka kërcyer nga ndërtesa në rrugën Mihaill Çakov, rreth orës 8 të mëngjesit. Bëhet fjalë për një të ri, identiteti i të cilit ende nuk është i njohur. Për momentin nuk dihen motivet, por në lagje vërehet numër i madh i policisë.