Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kësaj partie i është bashkuar filologu Flamur Maloku. Kurti ka thënë se diskutimet me Malokun në parkun e qytetit gjithnjë e vonojnë për takimet e radhës, sepse zgjaten me ëndje në qëmtime e përsiatje.
“Studimet themelore (me notë mesatare 9.96) Flamuri i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Filologjisë, Degën e Letërsisë Shqipe, në të cilën i përfundoi edhe studimet postdiplomike (me notë mesatare 9.97). Ka përfunduar edhe studimet e doktoratës në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë (me notë mesatare 9.96)”.