Prishtinë, 8 nëntor 2018 – Lëvizja Vetëvendosje (VV) vlerëson se deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që Lugina e Preshevës t’i bashkëngjitet Kosovës janë të rreme dhe se qëllimi përfundimtar është njohja e pavarësisë nga ana e Serbisë në këmbim të dhënies së disa komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
“Presidenti Thaçi është në gjendje të paguaj me territorin e Kosovës njohjen nga Serbia dhe ky është thelbi i marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, deklaroi sot pasdite në konferencë për media shefi i grupit të deputetëve të VV Galuk Konjufca.
Në lidhje me vazhdimin e sotëm të negociatave në Bruksel, Konjufca tha se është e pranueshme opinioni të informohet për këtë vetëm 24 orë para takimit të Thaçit me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq.
“Kjo është ndonjë praktik e re dhe nuk është e rastësishme, sepse ata tani do të përdorin strategji të re, të informojnë vetëm disa orë më përpara, që të mos ketë debat në Kuvend dhe organizim të qytetarëve, siç ishte protesta e VV”, deklaroi shefi i deputetëve të VV.
Sipas Konjufcës, Thaçi duhet të arrestohet nga policia me urdhër nga kryeprokurori, për shkelje të kodit penal dhe Kushtetutës së shtetit, sepse nuk ka mandat të negociojë për asgjë, më së paku për territorin e Kosovës