Prishtinë, 28 prill – Opozita kosovare, partia Lëvizja Vetëvendosje (VV), nesër do të organizojë protestë në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, ku në kuadër të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor do të takohen presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.
Protesta, siç njoftojnë nga partia e Albin Kurtit do të mbahet para zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel e cila bashkë me presidentin francez Emanuel Makron është nikoqir i Samitit, ku pritet që temë kryesore të jenë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Le të dëgjohet edhe zëri i të shpërngulurve”, thuhet në komunikatën e VV-së e cila me moton “Kundër pazareve të Thaçit dhe Vuçiqit” ftohen të shpërngulurit kosovarë në Gjermani në protestën e caktuar në ora 18, ku pritet që Thaçi dhe Vuçiq të takohen në ndërtesën ku ndodhet kabineti i Merkelit.