Prishtinë, 22 shkurt – Lëvizja Vetëvendosje ka deponuar sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës një kallëzim penal kundër presidentit kosovar Hashim Thaçi.
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha se kanë deponuar kallëzim penal ndaj Thaçit për vepër penale “tradhti ndaj vendit”
Një konferencë për media deputetja e VV-së tha se në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është Projektligji për Demarkacionin kanë me vete edhe peticionin e 200 mijë qytetarëve që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje.
Ajo tha se Vetëvendosje do ta kundërshtojë me çdo kusht Marrëveshjen e Demarkacionit.
Sipas mediave kosovare LDK, PDK, AAK, Nisma dhe Gjashtë+ kanë njoftuar se do të votojnë për Projektligjin e demarkacionit me marrëveshjen e dy presidentëve, Vetëvendosje ka njoftuar se do të kundërshtojë, kurse Lista Serbe ende nuk ka bërë të ditur qëndrimin e saj.
Për të kaluar Projektligji, duhen së paku 80 vota.