Vetëvendosja ankohet te Gjykata Supreme për anulimin e votave nga Serbia

Prishtinë, 12 nëntor 2019 – Lëvizja Vetëvendosje (VV) e cila fitoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë më 6 tetor, sot ka parashtruar ankesë deri tek Gjykata Supreme e Kosovës për shkak të vendimit të Panel zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP) për fshirjen e rezultateve përfundimtare zgjedhore të votave të arritura nga Serbia, me çka anulohet rezultati përfundimtar paraprak që më datë 7 të këtij muaji e publikoi Komisioni Qendror i Zgjedhor (KQZ), transmeton gazeta KOHA.

Përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Adnan Rustemi njoftoi se ankesa deri tek instanca më e lartë gjyqësore kanë parashtruar tre deputetë të partisë së tij, të cilët mbetën jashtë stoleve kuvendore pas vendimit të PZAP-së.

Rustemi në faqen e tij në Fejsbuk ka publikuar se VV-ja sipas rezultateve që më 7 tetor i njoftoi KZQ-ja ka fituar 32 vende të deputetëve dhe se “aq i kanë ndarë qytetarët”.

“Kur i dështuan PZAP-it të gjitha tentimet për të penguar votat e rregullta të bashkatdhetarëve nga mërgata, zgjodhën rrugën absurde e në kundërshtim edhe me vendimet e veta të këtij viti e të 2014-s, për të hequr efektin e votave të mërgatës, duke hequr një numër të fletëvotimeve, aq sa ju duheshin për këtë qëllim”, ka thënë Rustemi.

Ai e akuzoi PZAP-in me vetëdije manipulon me rezultatet zgjedhore, ndërsa arsyeja pse e bën këtë është që “nuk mund ta pranojë fitoren e VV-së dhe përpiqet në çdo mënyrë t’ia zvogëlojë numrin e deputetëve”.

Për këtë, tre kandidatë të VV-së të cilëve me vendimin e fundit u mohohet mandati i deputetit parashtruan ankesa deri tek Gjykata supreme.

Sipas rezultateve përfundimtare që më 7 nëntor i publikoi KQZ-ja, VV-ja fitoi 32 vende të deputetëve, megjithatë pas miratimit të kërkesës së koalicionit Iniciativa Socialdemokrate (Nisma) – Aleanca Kosova e Re (AKR) për fshirjen e votave nga Serbia, numri i deputetëve të VV-së në Kuvendin e ardhshëm zvogëlohet për tre. Kjo për arsye se koalicioni Nisma – AKR me vendim të PZAP-it e kaloi pragun prej pesë për qind të votave të fituara për hyrje në Kuvend dhe do të ketë gjashtë vende të deputetëve. Sipas rezultateve paraprake, ky koalicion ka pasur 4,98 për qind të votave, me çka mbeti jashtë Parlamentit.

Tani, sipas vendimit të PZAP-it, nëse ajo mbetet në fuqi, përveç VV-së e cila do të zvogëlohet për tre mandate të deputetëve, nga një deputet më pak do të kenë edhe Lidha Demokratike e Kosovës (LDK) – 28 në vend të 29, Paria Demokratike e Kosovës – ka pasur 25 tani mbetet me 24 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila në vend të 14 tani do të ketë 13 deputetë.

Përveç anulimit të votave nga Serbia, PZAP i imponoi KQZ-së numërim të votave në 1.472 vendvotime, që është më shumë se gjysma nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve në tërë Kosovën.

Pas vendimit të PZAP-it, KQZ-ja njoftoi se do të presë të përfundojnë afatet ligjore për ankesa deri tek Gjykata supreme dhe madje më pas do të ndërmarrë veprime.(koha.mk)