Matthew Boling, një nxënës i shkollës së mesme jezuite “Houston Strake”, i përshkoi 100 metra për kohën 9.98 sekonda (9 sekonda e 98 të qintat). Kjo ishte koha më e shpejtë në 100 metra, në të gjitha kushtet, e regjistruar nga një amerikan nën moshën 20-vjeçare.
Atleti i ri mund të jetë ndër talentet më të rralla, edhe pse ende i papërpunuar. Në të vërtetë ai e justifikon vëmendjen e jashtëzakonshme, që po merr nga e gjithë bota, pasi regjistroi shpejtësinë rekord në garën e 100 metrave.
New PR and 100m high school record all conditions, 9.98 #AMDG pic.twitter.com/bLAekQnx0z
— Matthew Boling (@matthew_boling1) April 28, 2019