Gostivar, 26 shkurt – Këshilli për etikë në mediumet e Maqedonisë (KEMM) sot në sallën e Këshillit të Komunës Gostivar ka organizuar “Ditë të hapur”, në të cilën qytetarët kishin mundësi edhe ta shohin punën e komisionit për ankesa i cili publikisht shqyrton dy ankesa për raportim joetik në mediumet, raporton Koha.
Duke folur për vlerën e vetërregullimit mediatik, drejtoresha ekzekutive e KEMM, Marina Tuneva, theksoi se ajo mundëson mbrojtje të lirisë redaktuese, zvogëlim të ndikimit shtetëror, promovim të cilësisë në raportim dhe qasje më të lehtë të opinionit me mediumet.
“Vetërregullimi mediatik ndihmon të bindet publiku se mediat e lira nuk janë jopërgjegjëse. Në të njëjtën kohë, ajo e mbron të drejtën e gazetarëve të jenë të pavarur dhe të dënohen për gabimet profesionale nga kolegët e tyre, ndërsa jo nga ato që posedojnë fuqi. Kur bëhet fjalë për korrigjim të gabimeve faktike ose shkeljeve të të drejtave personale të mediumeve, kënaqësia e vendimeve të trupave vetë-regullues e zvogëlon presionin ndaj sistemit gjyqësor për sanksionim të gazetarëve”, tha Tuneva.
Duke folur për përparësitë e vetë-rregullimit, Tuneva theksoi se kodekset etike sigurojnë drejtime për standardet redaktuese, derisa mekanizmat për keqardhje ofrojnë një lloj të “garancionit për cilësinë”.
“Ankesat deri te trupat vetërregullator dorëzohen falas, për dallim nga procedurat gjyqësore. Ky është një avantazh i rëndësishëm për qytetarin mesatar. Për politikanët të cilët ankohen ekzistojnë përfitime, siç janë zgjidhja e shpejtë e kontesteve, si dhe kënaqësia nga ajo gabimet të pranohen publikisht dhe vullnetarisht nga mediumet”, nënvizoi Tuneva.
Në seancën e sotme të Këshillit për etikë në mediume, ka mbajtur mbledhje edhe Komisioni për ankesa, në të cilin është diskutuar për ankesat e marra për raportim joetik në mediume.
Anëtarët e komisionit sollën edhe përfundime për ankesën e Daniel Kalajxhiski për publikimin e fotografive dhe incizimeve nga aksidenti i autobusit në fshatin Llaskarcë të TV21 dhe paralajmërimi për emisionin Insajder të 1TV në të cilën ishte përmendur emri i biznesmenit Zoran Azmanov. Në të dy rastet, komisioni konstaton më shumë të lënduar në kodeksin e gazetarëve.
Këshilli për etikë në mediume nga formimi i tij para pesë viteve jo të plota ka sjellur 290 vendime. (koha.mk)