Është prekëse fotoja që shfaq veterineren Emily Garnto Martin, duke fjetur gjumë në brendësi të fjetores në “Care More Animal Hospital” të Martinez, në Xhorxhia (SHBA), me qenin për të cilin po kujdeset.
Kafsha me emrin Taka, një racë Shiba Inu 8 vjeç, është shtruar në klinikë për probleme me veshët dhe gojën pas rënies së një zjarri në shtëpinë e tij. “Na shqetësonte tymi që kishte thithur”, – pohoi doktoresha, e cila është përpjekur t’i qëndrojë pranë, ndërsa ishte i lidhur me makinën për oksigjenin. Ndërkohë Taka ka humbur shikimin pas këtij incidenti.
“Kur e pa të hyjë në klinikë, doktoresha nisi të qajë, – ka thënë në një postim në Fb, Kaitlyn Ross. – Kur e kuptoi që qeni u qetësua. ndërsa ajo këndonte për të, kaloi 24 orë duke i pëshpëritur në vesh se “ti je rrezja ime e diellit”. – Ndërsa natën, kur e kuptoi që qeni kishte frikë të qëndronte i vetëm, u mblodh rreth tij, duke fjetur në krah. Prognoza është e mirë, – përfundon reporterja, – por më shumë se çdo ilaç, është dashuria e veterineres për ta ndihmuar të shërohet”.
Vetë veterinerja, e cila mori me qindra mesazhe falënderimi pas publikimit të historisë nga mediat amerikane, ka treguar në një postim në “Facebook” këtë përvojë. “Jam pikërisht aty ku duhej të jem. – shkruan ajo. – Rezistenca e Taka-s, nga frika dhe dhimbja, është burim frymëzimi në jetë. Taka beson tek pa hezitim dhe është një nga kafshët më të ëmbla që kemi takuar ndonjëherë”.