Veterineri në Faroe heroi i mungesës së vdekjeve në ishuj

81

Një shkencëtar që përshtati veterinarinë e tij nga analiza për salmonin, në testime të koronavirusit te njerëzit po vlerësohet si heroi që ndihmoi Ishujt Faroe të mos kenë vdekje nga sëmundja.

Megjithse i vogël, vendi ka testuar numrin më të madh të njerëzve në botë në krahasim me popullatën.

Akqipelagu në veri të Atlantikut ka aktualisht vetëm një person të shtruar në spital me koronavirusin Covid-19 dhe është një nga katërt vendet e Evropës që nuk ka vdekje nga sëmundja, bashkë me Gjeorginë, Maltën e Liehtenstein.

Sot kryeminsitrii vendit Bárður á Steig Nielsen, tha se më 20 prill do të hapen kopshtet e shkollat fillore, si dhe do të rinisin aktivitetet sportive pa spektatorë.
Suksesi i ishujve Faroe në vend i dedikohet shkencëtarit veteriner Debes Christiansen, kreu i laboratorit të semundjeve te kafshëve e peshqve në kryeqytetin Tórshavn.

Christiansen kishte paralajmëruar territorin autonom të mbretërisë së Danimarkës që në janar për nevojën e përgatitjes dhe ardhjen e mundshme të sëmundjes nga Kina.
Laboratori i tij ku testohen infeksionet e salmonit, u përshtat me pajisje të tjera për testimin e njerëzve.

Ishujt Faroe bëjnë testime masive virale të salmonit që prej virusi anemie që i ra peshkut në 2001 e cila dëmtoi rëndë popullatën. 90% e eksporteve të arqipelagut janë peshk, ndërsa gjysma e kësaj është vetëm salmon.

Sipas shifrave të fundit 10% e popullatës prej 61,000 njerëzish janë testur për koronavirus dhe doktorët kanë vënë në karantinë të gjithë ata që kanë kanë pasur kontakte me 184 të infektuarit që kanë rezultuar në total.

Comments are closed.