I lindur më 1916 gjatë kohës së po zhvillohej Lufta e Parë Botërore, ai të mërkurën festoi 104-vjetorin e lindjes në rrethin familjar, shkruan Oregon Public Broadcasting.
Ai ishte veteran i Luftës së Dytë botërore dhe si fëmijë i mbijetoi edhe Gripit spanjoll që besohet se si pasojë e tij vdiqën deri në 50 milionë njerëz, ndërsa u infektuan deri në 500 milionë në gjithë botën.
Lapschies para një muaji shfaqi simptoma të lehta të koronavirusit, por ditëlindjen të mërkurën e priti shëndosh e mirë.
“Kjo shumë lehtë ka mundur të përfundojë ndryshe”, ka thënë mjeku Rob Richardson.
Mjeku shpjegoi se Lapschiesit nuk iu desh trajtim intensiv dhe nuk kishte nevojë për respirator.
Më fakt, ai është ndër personat e parë në SHBA që u konfirmua me Covid-19.
“Plotësisht është shëruar”, ka thënë ne bija e tij, Carolee Brown.
Në ditëlindjen e tij janë mbledhur numër i madh i të afërmve të tij, madje pati edhe kamera për të regjistruar këtë ditë të veçantë për veteranin.