Prokuroria Speciale e ka dorëzuar në gjykatë të plotësuar aktakuzën e njohur në publik si “Veterani”.
Koordinatori për media në Prokurorinë Speciale, prokurori Sylë Hoxha ka thënë se Prokuroria e Shtetit e ka respektuar afatin ligjor për të bërë një gjë të tillë.
“Aktakuza është dorëzuar sot. Aktakuza që është dorëzuar sot është plotësuar konform të gjitha kërkesave që i ka bërë Gjykata”, ka thënë ai.
Hoxha nuk ka folur për ndryshimet konkrete që janë bërë në këtë rast me arsyetimin se ai nuk është prokurori i rastit.
“Rastin e përfaqëson një prokuror tjetër, andaj nuk mund t’i di detajet se ku është ndërhyrë”, ka thënë ai. /koha.net