Vetëm tre për qind e qytetarëve të Maqedonisë të përgatitur të blejnë onlajn

Shkup, 22 nëntor – Për momentin vetëm tre për qind e popullatës së përgjithshme në Maqedoni ose gjatë për qind e njerëzve të moshës midis 19 dhe 54 vjet janë të përgatitur të blejnë onlajn prodhime për konsum të gjerë, tregon hulumtimi i agjencisë “Insajder ID” të përpunuar për nevojat e AIIWeb konferenca për margeting digjital.

Hulumtimi tregon se 66 për qind e konsumatorëve të Maqedonisë të moshës midis 19 dhe 54 vjet kanë blerë shumë çka onlajn, pa dallim nëse kanë shpenzuar dhjetë euro ose dhjetë mijë euro.

Sipas Sergej Zafirovski nga “Insajder ID” agjencia për marketing hulumtime, ky është hulumtimi i parë i llojit të tillë në Maqedoni dhe ka të bëjë me internet tregun të mallrave për konsum të gjerë.

“Ajo që deri më tani tregohet në Maqedoni si numër i blerësve, ato janë të dhëna historike, gjegjësisht sipas transaksioneve që njerëzit i kanë bërë në periudhën prej 12 muajve ose 12 viteve. Informacioni më i rëndësishëm është të dimë sa numër të njerëzve në përgjithësi kanë blerë dikur diçka në internet dhe për këtë ishte hulumtimi i plotë për të marrë disa numra dhe matrika pse njerëzit blejnë, pse jo dhe në çfarë kushte do të mund ta ndryshojnë mendimin. Nëse do të blejnë onlajn prodhime që nuk janë adekuate të blihen onlajn dhe në nivel botëror, si mishi, djathi, kaçkavali dhe prodhime tjera senzitive, për të cilat ende vlejnë rregullat se konsumatorët dëshirojnë ta shohin produktin për ta blerë”, deklaroi Zafirovski.

Potencial i tregut onlajn të Maqedonisë

Sipas Zafirovskit, nëse marrim si shembull se Maqedonia ka 2.100.000 banorë, rreth 27 për qind e popullatës për momentin janë onlajn konsumatorë potencialë, ndërsa tregu maksimal projektohet midis 550 dhe 600 mijë njerëz.

Kemi bërë projeksion të potencialit financiar të tregut, vazhdoi ai, dhe për këtë qëllim kemi marrë të dhëna për 40 zinxhirë më të mëdhenj të marketeve në Maqedoni, që së bashku bëjnë rreth 650 milionë euro në vit.

Kompanitë të përshtaten në gjeneratat e reja të konsumatorëve

Kompanitë e Maqedonisë, porositi Zafirovski janë larg të përgatitur për të marrë pjesë në mënyrë elektronike në treg.

“Tregu elektronik është aq i madh saqë kompanitë e Maqedonisë ose do ta pranojnë hetimin ose jo, kjo varet nga ata. Konsumatori i Maqedonisë, sido që të jetë do t’i japë paratë. Dallimi është nëse do t’i japë te firmat vendore ose te ato të huajat. Sipas meje ata duhet ta inkorporojnë në strategjinë afatgjate të kompanisë, por nuk mund të presin sukses ekstrem të momentit”, mendon Zafirovski.

Thekson se për momentin në treg ka dy kompani, nga të cilat njëra realisht shumë mirë e komercializon sistemin dhe punon mirë në temën ndërsa lojtari i dytë në periudhën e fundit ngec shumë dhe humbet nga tregu.

Sipas hulumtimit, konsumatorët onlajn të Maqedonisë më së shumti dyshojnë në cilësinë dhe sigurinë gjatë blerjes.

Hulumtimi është zbatuar në periudhën nga 1 tetorit deri më 1 nëntor të këtij viti, në shembullin kualifikues prej 1.200 njerëzve në Maqedoni. Të anketuar janë njerëz nga mjedise urbane midis moshës 19 dhe 54 vjet. Janë shfrytëzuar dy metoda, anketimi onlajn përmes pyetësorit dhe anketa klasike në terren në lokacione neutrale. fb/hr/11:32