Deri në mbrëmjen e të martës, vetëm tre nga futbollistët e Real Madrid kanë ngushëlluar ish-trajnerin e tyre, Julen Lopetegui, përmes mesazheve në rrjetet sociale, për shkarkimin nga drejtimi i Los Blancos.
Klubi i kampionëve të Evropës ka publikuar një komunikatë mbrëmjen e të hënës, përmes të cilës njoftonte vendimin për shkarkimin e trajnerit, vetëm dy muaj e gjysmë pasi Lopetegui kishte marrë detyrën në krye të pankinës së madrilenëve.
Vetëm 3 futbollistë të Real Madrid kanë shkruar mesazhe në adresë të Lopetegui: Toni Kross, Dani Ceballos dhe Mariano ishin ata që gjetën kohën t’i uronin suksese Lopeteguit të shkarkuar.