Uashington, 13 nëntor – Presidenti amerikan Donald Tramp mezi pret ta shohë kolegun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, por është vështirë se mund të gjendet dikush tjetër në Uashington, i cili e ndan entuziazmin e tij, komenton CNN para vizitës së sotme të Erdoganit në Uashington, transmeton gazeta KOHA.
Televizioni amerikan thekson se presidenti turk është mysafir i padëshiruar në shumë pjesë të kryeqytetit të SHBA-së.
Gjatë vizitës së tij të fundit, anëtarët e sigurimit të tij në konfrontim me protestuesit, treguan “shpërthim të egër të autoritarizmit” në rrugët e Uashingtonit, vlerëson CNN.(koha.mk)