Likovë, 29 maj – Numri i të prekurve nga Corona Virusi Covid 19 në komunën tonë, për fat të keq, po vazhdon të jetë shqetësues, përkundër apeleve ( lutjeve ) të shpeshta nga ana e jonë, prandaj edhe po vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë, pasi që prej 6 rasteve të paraqitura sot në regjionin e Kumanovës, të gjithë – 6 janë nga komuna e jonë – Likovës. Kështu ka informuar vet Komuna e Likovës, ndërsa edhe njëherë ka lutur banorët që në përpikmëri t’i përmbahen respektimit të rekomandimeve.
“Mos të takohemi për biseda në sheshe, para marketeve, para çdo objekti afarist apo hapësirave tjera publike; të respektojmë distancën fizike prej minimumi 2 m larg njëri-tjetrit, dhe të përdorim maskat mbrojtëse dhe dorëzat (apo larje e shpeshtë e duarve), pasi tanimë është obligim i çdo qytetari”, thuhet në apelin e Komunës së Likovës. (koha.mk)