Santiago Arias po kalon një moment të vështirë te Atletico e Madridit. Mbrojtësi kolumbian u ble në verën e vitit 2018 nga PSV Eindhoven dhe erdhi me synimin për të qenë titullar, por këtë sezon ka luajtur vetëm në 7 raste nga minuta e pare, teksa në shumë takime është future si zëvendësues.
Simeone preferon Trippier për krahun e djathtë të mbrojtjes e, si të mos mjaftonte ky fakt, tani është rikuperuar edhe Vrsaljko, i cili ka luajtur titullar 3 ndeshjet e fundit.
Nëse gjërat nuk ndryshojnë deri në fund të sezonit, atëherë 28-vjeçari do të marrë në konsideratë largimin, teksa për të ka interes nga klube italiane dhe angleze.