Shkup, 9 maj – Rastësi ose jo, në dy vjetorin e ngjarjeve të Kumanovës, Gjykata Penale e Shkupit, duhej të vazhdonte seancën gjyqësore kundër 37 të akuzuarve për sulmin në karakollin e Gushincës dhe konfliktit e armatosur në “Lagjen e Trimave”, mirëpo në moment të fundit, me kërkesë të MPB-së, seanca e paraparë për 9 maj u anulua. Sidoqoftë, në rrugëtimin e zbardhjes së ngjarjeve të përgjakshme të majit të vitit 2015 që ndodhën në Kumanovë, trupi gjykues shpesh herë e ka prolonguar këtë proces të rëndësishëm gjyqësore, qoftë me kërkesë të palëve në procedurë, apo siç është rasti i fundit, me kërkesë të policisë. Duke i marrë parasysh të gjitha zhvillimet që e karakterizuan procesin gjyqësor për “Lagjen e Trimave” brenda një viti e gjysmë, aq sa shqyrtohet kjo lëndë, avokati Naser Raufi, në një prononcim për gazetën KOHA shprehet i pakënaqur nga puna e Prokurorisë Publike, por edhe nga vetë trupi gjykues. Ai vlerëson se për një… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)