[adning id="476476"]

Vetëm pak ditë pasi fituam, planifikuam ta rrëzonim nga pushteti

26

Ish-shefi i kabinetit dhe dikur bashkëpunëtori më i ngushtë i kryeministrit britanik Boris Johnson, Dominic Cummings ka bërë publik faktin se pak ditë pas triumfit elektoral të konservatorëve në nëntor 2019, ai dhe bashkëpunëtorë të tij konspiruan për ta rrëzuar nga posti i sapofituar për shkak se po largonte aktivistët e BREXIT nga punët në kryeministri. Në një intervistë të dhënë për BBC, Cummings tha se vetëm në muajin janar 2020, u kuptua se Johnson “nuk kishte asnjë plan” dhe se i ndikuar nga asokohe e dashura (tashmë bashkëshortja) Carrie Symonds, donte të distanconte atë dhe djathtistët e tjerë nga pozicionet me influencë.

“Njerëzit po theshin: ‘Që prej verës e vetmja gjë që kemi menduar është sesi do të heqim qafe Johnson dhe do të vendosim dikë tjetër në postin e kryeministrit”- ka thënë Cummings, në intervistën e parë televizive që pas largimit nga “10 Downing Street”. Kjo ka qenë vetëm e fundit nga shumë zbulime që Cummings ka bërë publik, muajt e fundit, si p.sh. faktin që Johnson fillimisht nuk besonte tek koronavirusi dhe nuk binte dakord të merrte asnjë masë parandalimi derisa u bë shumë vonë.

Dominic Cummings pretendon se biseda të bëra në Whatsapp me Boris Johnson ku ky i fundit nuk pranon të marrë masa ndaj Covid duke thënë se po vdesin vetëm njerëz +80. Dominic tregon se bëhet fjalë për vjeshtën e kaluar, pra rreth një vit më parë kur Johson e minimizonte efektin e pandemisë në jetët e njerëzve për të mos rrezikuar ekonominë. Më pas Johnson i ka folur më shifra: “Vështirë se dikush nën 60 vjeç shkon në spital, vetëm 4% dhe pothuajse të gjithë mbijetojnë. 3 milion njerëz në gjithë vendin janë mbi 80 vjeç dhe nuk mund të shkojmë në izolim total vetëm për ta”, shkruante në Whatsapp Johnson në 15 tetor. Megjithatë, pavarësisht kësaj, në 31 tetor Johnson shpalli izolimin total i cili hyri në fuqi në 5 nëntor. Cummings e akuzon ish-shefin e tij për vënien e interesave vetjake, para interesit të vendit dhe jetëve të njerëzve.