Shkup, 8 korrik – Skuadra e “Rosoman” dhe “Slloga Vinicia” do të luajnë ndeshjen e balotazhit për plotësimin e Ligës së dytë – Lindje. Ndeshja do të luhet më 10 korrik (e premte) me fillim në ora 17 në stadiumin e qytetit në Shtip, njofton gazeta KOHA.
Pas realizimit të testeve të koronavirusit, është vërtetuar se të dyja skuadrat kanë vetëm nga një futbollist që është pozitiv me COVID-19. Kështu futbollisti nga Kavadari është dërguar menjëherë në karantinë, dhe kjo nuk duhet të paraqesë pengesë që kjo ndeshje të zhvillohet. Pritet që Komisioni për gara pranë FFMV edhe zyrtarisht ta konfirmon zhvillimin e kësaj ndeshje.
Cekim, u anuluan ndeshjet e balotazhit për plotësimin e Ligës së dytë – Perëndim, kështu që skuadra që do të luajë në Ligën e dytë sezonin e ardhshëm, do të caktohet nëpërmjet shortit.