Vetëm një klub europian ka shfaqur interes për Sanchezin

Sulmuesi i Manchester United Alexis Sanchez raportohet të jetë objektivi i Inter për merkaton e verës teksa Djajtë e Kuq nuk do ta kenë të lehtë ta largojnë blerjen e dështuar. Kiliani iu bashkua United nga Arsenal në mesin e sezonit të kaluar, por ka qenë një dështim i madh në Old Trafford. Ai me shumë mundësi do të largohet nga United, por mesa duket blerësit mungojnë dhe kjo për shkak të rrogës marramendëse që fiton sulmuesi.

Indepedent raporton se Inter është i vetmi klub europian që ka shfaqur interes për Sanchez për momentin, teksa PSG ka objektiva të tjerë. 30-vjeçari nuk është lojtari i vetëm i United në radarët e Inter, pasi edhe Antonio Valencia është në listën e dëshirave të Spalletti-t.